Politika e privatësisë

Përditësuar më: 23 November 2026

Kjo politikë shpjegon cilat të dhëna personale mbledh kur vizitoni eltonheta.com, kur më kontaktoni ose kur blini një produkt, pse i përdor, sa kohë i ruaj dhe cilat janë të drejtat tuaja. Të dhënat përpunohen sipas ligjit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale dhe, kur zbatohet, sipas Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).

Kush jam

Kontrollues i të dhënave është Elton Heta, Rruga e Dibrës, Tiranë, Shqipëri. Email: [email protected], telefon: +355 67 57 57 595.

Çfarë të dhënash mbledh

  • Kur më kontaktoni (formë, email, telefon, WhatsApp): emrin, email-in, numrin e telefonit, emrin e biznesit dhe çfarëdo informacioni që shkruani në mesazh.
  • Kur blini një plugin: emrin, email-in, adresën e faturimit, produktet e blera dhe kodin e licencës. Pagesat përpunohen nga ofruesi i pagesave; unë nuk shoh dhe nuk ruaj të dhënat e kartës.
  • Kur krijoni llogari ose lini koment: emrin, email-in, fjalëkalimin (të enkriptuar), adresën IP dhe tekstin e komentit.
  • Të dhëna teknike: adresa IP, lloji i browser-it dhe pajisjes, faqet e vizituara dhe koha e vizitës, të regjistruara nga serveri dhe nga shërbimet e sigurisë për të mbrojtur website-in.

Pse i përdor dhe mbi çfarë baze

  • Për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për t’ju dërguar oferta që i keni kërkuar (hapa para një kontrate).
  • Për të realizuar projektet, porositë, licencat, suportin dhe faturimin (zbatimi i kontratës).
  • Për të mbajtur dokumentet kontabël që kërkon ligji (detyrim ligjor).
  • Për sigurinë e website-it, parandalimin e spam-it dhe përmirësimin e shërbimeve (interes i ligjshëm).
  • Për statistika vizitash ose marketing, vetëm nëse jepni pëlqimin, të cilin mund ta tërhiqni në çdo kohë.

Cookies

Website-i përdor cookies të domosdoshme për të funksionuar: për gjuhën e zgjedhur (pll_language), për shportën dhe pagesën në dyqan (WooCommerce) dhe për hyrjen në llogari. Këto nuk përdoren për reklama. Nëse në të ardhmen shtohen cookies për statistika ose marketing, ato aktivizohen vetëm pasi t’i pranoni te njoftimi i cookies.

Me kë i ndaj të dhënat

Nuk i shes dhe nuk i jap me qira të dhënat tuaja. I ndaj vetëm me ofrues që më ndihmojnë të ofroj shërbimet, dhe vetëm aq sa duhet: kompania e hostingut, shërbimi CDN dhe i sigurisë (p.sh. Cloudflare), ofruesi i email-it, ofruesit e pagesave dhe, kur kërkohet me ligj, autoritetet. Disa prej tyre mund të përpunojnë të dhëna jashtë Shqipërisë; në këto raste kërkoj garanci të përshtatshme mbrojtjeje, si klauzolat standarde kontraktuale.

Sa kohë i ruaj

  • Mesazhet dhe ofertat: deri në 24 muaj pas kontaktit të fundit, nëse nuk bëhemi klientë.
  • Të dhënat e projekteve, porosive dhe faturave: aq sa kërkon legjislacioni tatimor dhe kontabël.
  • Komentet: derisa të fshihen nga ju ose nga unë.
  • Regjistrat teknikë të serverit: zakonisht disa javë.

Të drejtat tuaja

Keni të drejtë të kërkoni akses në të dhënat tuaja, korrigjimin ose fshirjen e tyre, kufizimin e përpunimit, transferimin e tyre te një tjetër ofrues, të kundërshtoni përpunimin dhe të tërhiqni pëlqimin në çdo kohë. Për çdo kërkesë më shkruani te [email protected]; përgjigjem brenda 30 ditëve. Keni gjithashtu të drejtë të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ose te autoriteti mbikëqyrës në vendin tuaj nëse jeni në BE.

Siguria

Website-i përdor lidhje të enkriptuar (HTTPS), përditësime të rregullta, backup dhe kufizim të aksesit. Asnjë sistem nuk është 100% i sigurt, por marr masa të arsyeshme për të mbrojtur të dhënat tuaja.

Fëmijët

Shërbimet nuk u drejtohen fëmijëve nën 16 vjeç dhe nuk mbledh me dashje të dhëna prej tyre.

Ndryshimet

Kjo politikë mund të përditësohet kur ndryshojnë shërbimet ose ligji. Data e përditësimit të fundit shfaqet në krye të faqes.

Kontakt

Për çdo pyetje rreth privatësisë: [email protected], +355 67 57 57 595, Rruga e Dibrës, Tiranë.