Me mbi 4 vjet përvojë në ndërtimin e faqeve të internetit, mirëmbajtjen e tyre dhe përmirësimin bazuar në teknologjitë më të fundit të programimit, besoj se mund t’i jap jetë vizionit dhe idesë që keni për biznesin tuaj.
Sot, bota online po bëhet gjithnjë e më shumë një domosdoshmëri, por në të njëjtën kohë lind nevoja që jo vetëm të jeni të pranishëm online, por të jeni në një mënyrë profesionale, pasi konkurenca juaj ndoshta është një hap përpara jush!
Besoj se investimi më i mirë për një biznes është investimi në marketing, dhe marketingu më i mirë sot është një website profesional dedikuar biznesit tuaj, ku mund të informoni audiencën dhe klientelën tuaj ekzistuese apo të ardhshme në kohë reale për produktet, shërbimet dhe gjithçka tjetër që ofron biznesi juaj, duke u ofruar klientëve tuaj komoditetin që jep një website.
Kjo përfshin dizajnimin e faqes së internetit në një mënyrë që rrit kënaqësinë e përdoruesit duke përmirësuar përdorshmërinë, aksesueshmërinë dhe ndërveprimin e përgjithshëm midis përdoruesve dhe faqes së internetit.
Dizajni i UI fokusohet në elementet vizuale të faqes në internet, duke përfshirë paraqitjen, ngjyrat, tipografinë dhe dizajnin grafik. Ai synon të krijojë një ndërfaqe tërheqëse dhe tërheqëse vizualisht që përputhet me identitetin e markës.
Me rritjen e përdorimit të pajisjeve celulare, është thelbësore që një faqe interneti të jetë e përgjegjshme, duke u përshtatur pa probleme me madhësi dhe rezolucione të ndryshme të ekranit. Shërbimet e dizajnit të uebit duhet të sigurojnë që faqja e internetit të funksionojë mirë dhe të duket e mrekullueshme në pajisje të ndryshme.
Kjo përfshin organizimin dhe strukturimin e përmbajtjes në faqen e internetit në një mënyrë logjike dhe intuitive. Ai përfshin dizajnimin e menuve të navigimit, kategorizimin e përmbajtjes dhe krijimin e hartave të faqeve miqësore për përdoruesit.
Për më tepër, shërbimet e dizajnit të uebit mund të përfshijnë gjithashtu shërbime të tjera të lidhura si zhvillimi i uebit (shëndërrimi i dizajnit në një faqe interneti funksionale), krijimi i përmbajtjes, optimizimi i motorit të kërkimit (SEO) dhe mirëmbajtja dhe përditësimet e vazhdueshme të faqes në internet.
Mos harroni se kostoja dhe afati kohor i shërbimeve të dizajnit të uebit mund të ndryshojnë në varësi të kompleksitetit të projektit, numrit të faqeve dhe veçorive shtesë të kërkuara. Është e këshillueshme që këto aspekte të diskutohen me ofruesin e shërbimit për të kuptuar qartë qëllimin dhe çmimin.
Një faqe interneti profesionale nuk ka një kosto fikse pasi kostoja varet nga funksionet, ngarkesa e materialeve, struktura e saj, kompleksiteti i saj, framework(nëse do përdoret një i tillë), integrimi me palë të treta(nëse do kërkohet) etj dhe duke pasur parasysh këto faktorë nuk mund të ketë një vlerë fikse kur bëhet fjalë për çmimin e një faqe webi profesionale.
Po absolutisht që po, përfundimi apo dhe dorëzimi i një website nga unë tek klienti i jep mundësinë klientit që të ndryshoj sipas dëshirës përmbajtjen ekzistuese apo të shtoj përmbajtje të re në website, kjo ju jep një lirshmëri në përmirsimin e përmbajtjes herë pas here në varësi të dëshirës tuaj.
Në paketat që unë ofroj për ndërtimin e faqeve të internetit përfshihet dhe mirëmbajtja për vitin e parë FALAS, pas vitit të parë nëse hostimi mbetet përsëri në serverin ku është hostuar vitin e parë mirëmbajtja e sigurisë shtyhet me një afat 12 muaj përsëri.
Po patjetër që është mobile friendly madje unë foksohem edhe në aspektin e SEO-s duke e dorëzuar dhe SEO Friendly për të ju dhënë mundësinë për rezultate sa më të mira në rankimin e motorëve të kërkimit si Google, Bing, Yahoo, Yandex etj
Një faqe interneti profesionale është miqsore me SEO dhe kjo patjetër që do ju mundësoj një rënditje të mirë në motorët e kërkimit por që të rënditeni sa më mirë në rezultatet e Google, Bing etj nevojitet një punë e vazhdueshme në shumë aspekte dhe ka një sërë faktorësh që ndikojnë në këtë, unë mund të ju ofroj një plan për SEO Optimize të Avancuar që do ju japi rezultate goxha të mira nëse ju intereson.
Po unë mund të kryej integimin e pageseve online në website nëpërmjet platformave të ndryshme si Stripe, PayPal, Paysera, POK Payment, EasyPay, apo edhe nëpërmjet bankave të nivelit të dytë që ofrojnë API për pagesa dhe integrime online.
Siguria e një website varet nga disa faktorë që janë teknologjia e përdorur për ndërtim, mirmbajtja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i kodimit, siguria e kredencialeve të logimit kryesisht si administator, siguria e serverit etj por e gjitha kjo garantohet nga unë për sa kohë ajo faqe interneti është në përgjegjësinë time për mirëmbajtjen dhe hostimin.