WooCommerce apo Shopify?
WooCommerce punon mbi WordPress: pa tarifë mujore platforme, me kontroll të plotë dhe i lehtë për t’u kombinuar me blog, shërbime ose rezervime. Është zgjedhja ime e zakonshme për dyqane në Shqipëri. Shopify është platformë me abonim mujor: pothuajse pa mirëmbajtje dhe me shumë aplikacione, ideale kur shisni ndërkombëtarisht dhe doni gjithçka të menaxhuar. Ndërtoj në të dyja dhe ju rekomandoj atë që i përshtatet produkteve dhe buxhetit tuaj. Për projekte në Shopify shihni tema Shopify të personalizuara.

