SEO është mënyra si njerëzit që po kërkojnë tashmë shërbimet tuaja ju gjejnë juve dhe jo konkurrentët. Kombinon një website teknikisht të shëndetshëm, përmbajtje që u përgjigjet pyetjeve reale dhe autoritetin që vjen kur website të tjerë ju lidhin.
Nis me kërkimin e fjalëve kyçe për tregun tuaj, në shqip, anglisht ose të dyja, pastaj rregulloj problemet teknike që e pengojnë website-in, optimizoj faqet kryesore dhe ndërtoj një plan përmbajtjeje për kërkimet që sjellin klientë. Çdo muaj merrni një raport të qartë me renditjen, trafikun dhe punën e bërë.
SEO për tregun shqiptar
Kërkimi në shqip ka zakonet e veta: shkrim me dhe pa ë e ç, terma të përziera shqip-anglisht dhe konkurrencë e fortë lokale. Optimizoj sipas mënyrës si kërkojnë realisht njerëzit në Shqipëri dhe Kosovë.


