Një website nuk mbaron kurrë. WordPress, temat dhe plugin-et nxjerrin përditësime çdo javë, backup-et duhen testuar, dhe website-et e hakuara ose të prishura zakonisht vijnë nga diçka që nuk është mirëmbajtur. Një plan mirëmbajtjeje jua heq të gjitha këto nga shpatullat.
Çdo muaj e përditësoj dhe e testoj website-in tuaj, bëj backup ditor jashtë serverit, skanoj për malware, mbaj firewall dhe monitoroj që website-i të jetë online. Nëse diçka prishet, e rregulloj. Planet përfshijnë edhe një sasi kohe për ndryshime të vogla, si tekste, imazhe ose faqe të reja.