A do të jetë gjuha shqipe pjesë e Google, historia e padisë kundër Google dhe peticioni ndaj Google

Google është paditur në gjykatën e lartë në Kaliforni, për shkak të diskriminimit që kjo kompani bën ndaj gjuhës shqipe.

Si rrjedhojë, kjo ka sjellë probleme të mëdha në media, marketing dhe teknologji në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku flitet gjuha shqipe.
Haki Dervish që ngriti padinë kundër gjigantit të teknologjisë është një shtetas amerikan me banim në Palm Springs California dhe doktor Neshad Asllani i cili është shqiptar.

Por si do të përfundojë kjo histori bazuar në përvojën time me rrugëtimin në këtë çështje lidhur me peticionin e nisur për gjuhën shqipe në Change.org.

Unë kam pasur disa biseda në kohë të ndryshme me Google dhe stafi i tyre është shumë entuziast për të shtuar gjuhën shqipe në platformat e tyre pasi është një kërkesë minimale për sa i përket barazisë në platformat botërore që sot janë suksesi i bizneseve online por edhe atyre fizike. në aspektin e marketingut.

Gjithashtu bazuar në mbështetjen e madhe që shqipfolësit kudo që po i tregojnë peticionit dhe reagimi masiv për të shumëfishuar numrin e njerëzve që plotësojnë peticionin tregon se në fund të kësaj historie Google mund të japë dritën jeshile për gjuhën shqipe.

Angazhimi im personal vazhdon i palëkundur në këtë çështje dhe do të vazhdoj të jap kontributin tim në çdo formë të mundshme që gjuha shqipe të jetë e barabartë me gjuhët e rajonit.

Arsyet pse duhet të ndodhë kjo i kam renditur në peticionin që mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm dhe ju ftoj ta plotësoni nëse nuk e keni përfunduar ende.

Ne besojmë dhe duam të besojmë se Google e do gjuhën shqipe dhe barazinë ndaj saj dhe shqipfolësve!