Kur vendosni të ndërtoni një faqe interneti, një nga pyetjet e para është: WordPress apo diçka e personalizuar? Në fakt ka tre rrugë kryesore, dhe secila ka vendin e vet.
1. WordPress me template dhe page builder
Blini një temë të gatshme dhe e ndërtoni me një page builder si Elementor. Është mënyra më e shpejtë për të nisur dhe shpesh më e lira.
- Pro: kosto fillestare e ulët, shumë tema për të zgjedhur, ndryshime vizuale me drag & drop.
- Kundër: faqe të rënda dhe të ngadalta, dizajn që u ngjan faqeve të tjera, licenca vjetore dhe dizajn që prishet lehtë kur ndryshohet.
2. WordPress me temë të personalizuar
WordPress mbetet sistemi i menaxhimit, por tema shkruhet vetëm për faqen tuaj. Përmbajtja menaxhohet me fusha të qarta dhe seksione të gatshme.
- Pro: shumë më e shpejtë, dizajn unik, menaxhim i lehtë pa prishur dizajnin, pa licenca vjetore për builder.
- Kundër: kosto fillestare pak më e lartë se një template, dhe ndryshimet e mëdha në dizajn kërkojnë developer.
3. Aplikacion i personalizuar nga zero
Për platforma me logjikë të veçantë: CRM, sisteme rezervimesh, marketplace, SaaS. Ndërtohet me framework si Laravel ose JavaScript.
- Pro: çdo funksion sipas nevojës, performancë dhe shkallëzim maksimal.
- Kundër: kosto dhe kohë më e lartë, i tepërt për një faqe prezantuese biznesi.
Krahasimi i shpejtë
- Faqe biznesi ose brand personal: WordPress me temë të personalizuar.
- Buxhet shumë i kufizuar dhe nisje e shpejtë: WordPress me template, duke pranuar kufizimet.
- Dyqan online: WooCommerce mbi WordPress ose Shopify.
- Sistem me logjikë biznesi (CRM, rezervime, platformë): aplikacion i personalizuar.
Po SEO-ja?
Google nuk e preferon një platformë mbi tjetrën. Ajo që ka rëndësi është shpejtësia, struktura, përmbajtja dhe SEO teknike. Prandaj faqet me page builder të rëndë shpesh renditen më keq: jo sepse janë WordPress, por sepse janë të ngadalta.
Përfundimi
Për shumicën e bizneseve, zgjidhja më e balancuar është WordPress me temë të personalizuar: e shpejtë, e lehtë për t’u menaxhuar dhe pa kosto licencash. Nëse doni të dini çfarë i përshtatet rastit tuaj, shihni ndërtim faqe interneti ose tema WordPress të personalizuara.
