Çfarë është një server?

Nëse deri më sot nuk e dinit se çfarë është një server, por sapo e keni dëgjuar si term në këtë blog, unë do të shpjegoj sa më thjesht se çfarë është në të vërtetë një server.

  • Një server është një kompjuter që u shërben shumë klientëve në të njëjtën kohë.
  • Një server është një kompjuter me parametra shumë më të mirë se ato që hasim zakonisht.
  • Një server është një kompjuter i lidhur në çdo kohë me internetin dhe me porta të ndryshme të hapura në mënyrë që persona të caktuar të kenë akses të drejtpërdrejtë në të pasi të kenë kaluar hapat e sigurisë.
  • Një server është një kompjuter që ka disa aplikacione dhe sisteme specifike të integruara brenda tij për ta bërë atë të aksesueshëm nga rrjeti dhe gjithashtu të aksesueshëm për vizitorët.
  • Një server mund të shërbejë të njëjtin material për shumë njerëz në të njëjtën kohë dhe gjithashtu materiale të ndryshme për shumë njerëz në të njëjtën kohë.

Shpresoj që ky material t’ju ketë ardhur në ndihmë sado pak.
Në këtë faqe interneti do të gjeni materiale të ndryshme rreth teknologjisë dhe elektronikës.
Faleminderit!